×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Sikur të flisja unë për bashkimin e tokave serbe do të më varnin në Berlaymont

    Insajderi
    05 February 2021 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq përsëri komentoi deklaratat e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tashmë disa ditë po flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në tubimet para zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.

    Ai ka thënë se për këtë ka biseduar me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, dhe ka shtuar: “Sikur unë vetëm të kisha përmendur bashkimin e tokave serbe, mendoj saktësisht se ata do të më varnin në atë flamur para Berlaymont-it në Bruksel”.

    Ai gjithashtu ka pretenduar se “papërgjegjësia për disa është e lejuar, ndërsa për ata që janë seriozë nuk lejohet”.

    “Kështu që Serbisë nuk i lejohet asnjë lloj papërgjegjësie”, pretendon Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark