Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta dorëzojë kontigjentin e vaksinave të kompanisë AstraZeneca në aeroportin e Sarajevës, të cilën Serbia po ia dhuron Bosnjë dhe Hercgovinës.
Dhurimi i vaksinave do të mirëpritet nga kryetari dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.