Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.
Sipas gazetës serbe “Novosti”, Vuçiq sot së pari do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e më pas edhe me komisonarin e BE për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varhelyi.
Më pas do të organizohet një drekë pune me Josep Borrell, përfaqësuesin e lartë të BE për punë të jashtme dhe të sigurisë.
Pas dite Vuçiq do të takohet edhe me Raportuesin Special të Parlamentit Evropian për Serbinë Vlladimir Bilcik dhe vizitën do ta përfundojë me takimin me presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel./Insajderi.org.