Sot, në një bisedë me ambasadorin francez në Serbi, Jean-Louis Falconi në lidhje me të ardhmen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “ gjithmonë ekziston gatishmëria e palës serbe” për të gjetur një zgjidhje kompromisi dhe se ai do t’i përgjigjet ftesës nga Brukseli, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Vuçiq gjithashtu ka thënë se nevojitet shumë forcë dhe energji për të arritur një kompromis dhe se delegacioni serb do të “marrë parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”.
Vuçiq ka thënë se për Serbinë “është i rëndësishëm bashkëpunimi me Francën, si në nivelin politik ashtu edhe në atë ekonomik, dhe se ai është i kënaqur me vëmendjen që presidenti Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve”, ka kumtuar shërbimi për shtyp i presidentit serb./Insajderi.org.