Vuçiq takohet me Lajcakun, ankohet për aksionin e fundit në Veri të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq takohet me Lajcakun, ankohet për aksionin e fundit në Veri të Kosovës

    Insajderi
    31 August 2024 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u takua sot me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në Pragë në margjina të Forumit Globsec.

    Vuciq atje u ankua rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës duke thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”.

    “Një bisedë e hapur dhe e sinqertë me Lajçakun, të cilit i përcolla shqetësimin tim të skajshëm për dhunën e fundit në Kosovë, shkeljen e përsëritur të të drejtave dhe rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”, ka deklaruar Vuciq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark