Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është gjithnjë e më afër kandidaturës për President të Serbisë, në zgjedhjet që mbahen në prill të këtij viti.
Kandidatura e Vuçiqit për President të Serbisë është përkrahur së pari nga partneri i koalicionit qeverisës në Serbi, Ivica Daçiq, i cili është kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë.
Vuçiqi, i cili është kryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), ka marrë mbështetje edhe të nënkryetari i SNS, Milosh Vuçeviq, i cili në një prononcim për mediat serbe ka mbështetur kandidaturën e Vuçiqit për President të Serbisë.
Në anën tjetër, si kandidat i mundshëm i partisë SNS është edhe Presidenti aktual, Tomisllav Nikoliq, kandidat i preferuar i Federatës ruse.
Sipas raportimeve të mediave, Vuçiqi shihet si kandidat më i preferuar i Perendimit pasi ështe njeriu që mund të çojë proceset përpara, sidomos procesin dialogues me Kosovën dhe integrimin në BE.