×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq thotë që nëse dikush ndërton baza ushtarake në Kosovë ai nuk e di forcën e Serbisë

    Insajderi
    28 April 2021 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “ai personalisht kurrë nuk ka besuar në efektin e presionit dhe se ka qenë i interesuar të bisedojë për një zgjidhje dhe të gjindet një kompromis në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”.

    Me rastin e vizitës së Kurtit në Bruksel, dhe deklaratës së tij se nuk do të takohet me te më e cila  maj, në pyetje se a pret që dialogu të vazhdojë, Vuçiq u përgjigj:

    “Unë jam i ftuar për takim më 11 maj. Do të shkoj në dialog më 11 maj nëse ai mbahet. Nëse ata thonë se Kurti nuk është aty, atëherë edhe më mirë, do të bëj diçka të mirë diku tjetër dhe do të kem më pak probleme atë ditë. Së paku unë do të kalojë një ditë më të bukur”.

    Vuçiq ka pretenduar se ai “kurrë nuk ka besuar në presion, se ai është i interesuar të bisedojë”.

    “Nëse mund të krijojmë një lloj besimi politik që të flasim për zgjidhje me kompromise, mirë. Ndërsa ajo që dikush do të kërcënojë Serbinë apo serbët, se dikush do të ndërtojë disa baza ushtarake. E di që kjo për njerëzit është e  pakënaqshme, por ju them, thjesht buzëqeshni për këtë, sepse çdo koment i mëtejshëm nga unë do të ishte i tepërt”, ka thënë Vuçiq. Sa i përket kësaj çështjeje, sipas pretendimeve të tij, “është e qartë se si dikush nuk e kupton forcën e vet apo të tjerëve”, kërcënon Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark