Serbia do të vazhdojë të armatoset me armë ruse e kineze bëri të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Përgjatë një panairi armësh në kuadër të samitit dy-ditor që shënonte 60-vjetorin e konferencës së parë të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara, raporton AP.
“Nëse dikush mendon se duhet t’i kërkojmë SHBA’së ose BE’së të vendosin për armët tona, le ta shfuqizojmë shtetin tonë”, tha Vuçiç në panairin e armëve që u zhvillua në të njëjtën kohë me samitin përkujtimor të konferencës së vitit 1961.
“Ne jemi një vend i lirë që dëshiron të frenojë agresione të mundshme,” tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia është në “rrugën drejt Bashkimit Evropian, ajo dëshiron bashkëpunim me të gjithë”.
I pari i Serbisë tha se ata mund të blejnë armë me “një çmim të volitshëm” ndaj shteteve respektive.