Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka realizuar një takimi “të vështirë” me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Ai tha se Serbisë i është kërkuar “domosdoshmëria” në dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjidhja e sulmit terrorist të Banjskës.
Gjithashtu, i është kërkuar edhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Një bisedë e hapur dhe e vështirë me Kaja Kallas dhe diplomacinë europiane. Ata folën për rrugën europiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq.