Vuçiq thotë se nuk dëshiron “të ulet në nivelin e Edita Tahirit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq thotë se nuk dëshiron “të ulet në nivelin e Edita Tahirit”

    Insajderi
    14 October 2016 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Çfarëdo që të them, çfarëdo që i përgjigjem Edita Tahirit, nuk do ta ulë veten në  atë nivel. Nuk është në pyetje  funksioni, por është fjala për përmbajtjen, pasi nuk i ka hije dikujt që është krryeministër i Serbisë për t’iu përgjigjur kësaj”, ka thënë Vuçiq dhe vuri në dukje se ky është vazhdim i asaj politike  që nuk mund ta kuptojë, raporton “Tanjug”.

    Tahiri ia paraqiti Bashkimit Evropian listën që përmban emrat e 1.860 personave të zhdukur nga Kosova dhe theksoi se Serbia është ajo që  ka kryer gjenocid në Kosovë dhe në Serbi e dinë vendndodhjen e personave të zhdukur, shkruan Klankosova.tv.

    Lidhur me këtë Vuçiq tha se frikësohet se deklarata të tilla sidomos me kualifikimet ligjore, flasin se dikush dëshiron një krizë të thellë dhe destabilizim, të cilën sipas tij askush në Serbi  nuk e dëshiron.

    “Ne duam paqe dhe marrëdhënie të mira” tha ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark