
Janë katër marrëveshje për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për televizionin publik serbe rreth detajeve në bedimet e djeshme në Bruksel, shkruan Insajderi.
“Njëra është marrëveshja kryesore e vitit 2013, e dyta është mandati i Ekipit Menaxhues, e treta është zbatimi i planit, e katërta është marrëveshja e parë mbi parimet. Përveç kompetencave të Asociacionit, si fuqizimi i demokracisë, kujdesi shëndetësor primar dhe sekondar, aktivitetet kërkimore, aty mund të promovohen interesat e përbashkëta të anëtarëve të Asociacionit, dhe t’i paraqes ato para autoriteve në Prishtinë – do të thotë të kryejë shërbime publike, të monitorojë implementimin e qëllimeve të saj, dhe kompetenca tjera. Përmban Kuvendin, Presidentit, Këshillin, Bordin dhe Administartët. Ata kanë të drejtë të kenë pronën e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme, të kenë kopani, flamur, stemë. Vendimet merren me shumicë prej dy të tretash”, tha ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pika 16 e parimeve të vitit 2015 flet për diçka që është me rëndësi vendimtare për Serbinë.
“Asociacioni financohet përmes kontributeve, kredive të pakthyeshme, si dhe nga Republika e Serbisë. Pse ka rëndësi. Imagjinoni sikur dikush të anulonte transaksionet e pagesave me Serbinë. Pra si do paguajmë rrogat e profesorëve, mjekëve, si do paguajmë pensionet. Dhe kështu thonë se ne kemi të drejtë përgjithmonë t’i paguajmë para Asociacionit, ajo do të paguajë para dhe askush nuk mund ta heqë atë të drejtë. Dhe askund në Marrëveshjen e Brukselit nuk parashihet një Kosovë e pavarur, dhe Asociacioni është shumë e paraparë”, tha Vuçiq.
Ai thotë se Asociacioni nuk është në udhërrëfyes sepse Kurti nuk e pranoi dhe se është në radhë të parë për Serbinë.
“Nuk mund të kërcej në hapin e tetë apo të nëntë, jam shumë i vjetër për të kërcyer. Ata do të formojnë Asociacionin, dhe më pas do të vazhdojmë diskutimet e mëtejshme. Mos harroni se Asociacionin është e rëndësishme për ne jo vetëm për Veriun e Kosovës. Janë edhe gjashtë komuna në jug”.
“Nuk pres që Kurti të formojë Asociacionin. Dhe në Bruksel vetëm dje e thashë këtë 55 deri në 60 herë. Ata dëgjuan atë që thashë. Ky është thelbi i asaj që i mungon vitit 2013”.
“Kur të formohet Asociacioni, atëherë do të duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, edhe ato të vështirat. Kurti thotë se nuk do ta zbatojë atë që ka nënshkruar dikush tjetër, se atëherë ka qenë një qeveri kriminale. Dhe të gjithë i thonë se duhet ta zbatojë Asociacionin, dhe ai thotë se i ka premtuar popullit se nuk do ta përmbushë. Dhe kështu jemi sërish në ngërç”, tha Vuçiq.
Vuçiq u përgjigj negativisht në pyetjen se a është folur për zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës./Insajderi/