
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një deklaratë për mediat serbe duke e quajtur Tribunalin e Hagës një institucion të dështuar.
Siç raporton AP-ja, Vuçiq citohet të ketë thënë se Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk ka arritur ta pajtoj Ballkanin.
“Gjykata e OKB-së për krimet e luftës ‘politike’ nuk arriti ta pajtojë Ballkanin”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton AP.
Dje Haga e ka shpallur të pafajshëm, Vojsllav Sheshelin për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit në luftërat e Ballkanit gjatë viteve 1990.
Ndërsa javën e kaluar, Radovan Karagjiq u dënua me 40 vjet burg, që i bie të mbajë 1 orë e 45 minuta për secilën prej 8 mijë viktimave