Vuçiq: Ukraina nuk do ta njohë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Ukraina nuk do ta njohë Kosovën

    Insajderi
    12 August 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se Rusia do ta fitojë betejën kundër Ukrainës, pavarësisht mbështetjes në rritje nga vendet perëndimore.

    “Nuk jam i sigurt se çfarë mund të bëjë Rusia në fushën e betejës dhe nuk jam i sigurt se çfarë mund të bëjë politikisht. Është më mirë të bëhet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Aleksandër Vuçiq.

    Ish-ministri i Millosheviqit planifikon në tetor të vizitojë Kinën ku mund të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

    Më herët, politikanët ukrainas njoftuan gatishmërinë e Ukrainës për të njohur pavarësinë e Kosovës. Vuçiq tha se Ukraina është miqësore me Serbinë, por Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në identifikimin e Kosovës.

    “Unë nuk besoj se (presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy do ta bëjë këtë. Çfarëdo vendimi që ata të marrin, ata do të shkatërrojnë të gjitha parimet e tyre bazuar në pozicionin e tyre”, tha Vuçiq, raporton Anadolu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark