Vuçiq: Vendimi i Prishtinës për pronat, i pavlefshëm   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Vendimi i Prishtinës për pronat, i pavlefshëm  

    Insajderi
    17 March 2017 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Qeveria e tij ka marrë vendimin për anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilën gjithë pronën e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës e kalon në pronësi të saj.

    Ai tha se ka vepruar njëjtë si edhe në rastin e kombinatit “Trepca”.

    Vuçiq iu tha gazetarëve se që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel ‘ka qenë e qartë se Prishtina do ta ndërmarrë një hap të tillë”, njofton REL

    Ai tha se përfaqësuesit e Prishtinës, gjithashtu, kanë refuzuar çdo herë të flasin për pronat në kuadër të dialogut.

    “Prandaj ky hap i Prishtinës, që nuk është asgjë tjetër veç një rrëmbim i pronës së tjetër kujt, e konsiderojmë të pavlefshëm”, tha Vuçiq./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark