×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 3 ose 17 prill 2022

    Insajderi
    15 September 2021 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 3 ose 17 prill të vitit 2022.

    Në Serbi janë të parapara zgjedhjet e rregullta presidenciale, ato për qytetin e Beogradit, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare për vitin e ardhshëm.

    Duke folur për gazetarët në Beograd, Vuçiq ka thënë se “do të donte që edhe opozita të merrte pjesë në zgjedhje”.

    Në qershor të vitit 2020, opozita i ka bojkotuar zgjedhjet në Serbi, me pretendimet se Vuçiq ushtron ndikim të madh në institucionet shtetërore.

    Vuçiq tha të mërkurën se pushteti sigurohet duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke i fituar ato./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark