Vuçiqi deputetëve: Me dhunën e djeshme kënaqët Kurtin dhe kroatët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiqi deputetëve: Me dhunën e djeshme kënaqët Kurtin dhe kroatët

    Insajderi
    03 February 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në parlamentin e Serbisë vijon seanca maratonë e nisur që të enjten në mëngjes, ku po diskutohet raporti presidencial shtator-janar për Kosovën.

    Presidenti Aleksandar Vuçiq komentoi sërish episodet e dhunës, ku nuk munguan as grushtet, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte një turp i madh për vendin.

    “Duhet të fitoni me argumente, jo me dhunë. E patë sa të lumtur ishin Kurti dhe mediat e tij, kroatët dhe mediat e tyre”, u shpreh Vuçiqi.

    Kundër tij folën edhe anëtarë të partisë së gjelbër, me deputetin Robert Kozma, që akuzoi presidentin dhe partinë e tij progresiste serbe SNS se ka futur sundimin e terrorit në veriun e Kosovës, vetëm për të qëndruar në pushtet.

    “Rrethanat nuk janë në favorin tonë, por unë nuk jam por një konflikti të ndrirë”, u shpreh më tej Vuçiqi.

    Në seancën e së enjtes, presidenti serb sqaroi dhe 10 pikat e propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve me Kosovën, duke nënvizuar nenin 4 si më problematikun për t’u pranuar, pasi Serbia duhet të lejojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /A2cnn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark