Vuçiqi e pranon ftesën e BE-së për takim me Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiqi e pranon ftesën e BE-së për takim me Kurtin

    Insajderi
    18 November 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, sot njoftoi se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar për një takim “urgjent” në Bruksel para datës 21 nëntor, kur edhe përfundon afati i qortimeve ndaj qytetarëve serbë që ngasin vetura me targa KM.

    Mediat në Serbi kanë thënë se Vuçiqi e ka pranuar ftesën e BE-së, dhe se do të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën ose të hënën e 21 nëntorit, në ditën kur nis gjobitja e shoferëve me targa ilegale KM.

    “Novosti” ka thënë tutje se “takimi do të organizohet të dielën mbrëma ose të hënën në mëngjes, dhe tema do të jetë tensioni i fundit në Kosovë” i shkaktuar nga “veprimet e njëanshme të qeverisë Kurti”.

    Zgjidhjen e këtij ngërçi e ka paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme në Estoni, duke thënë se janë duke u zhvilluar negociata për këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark