Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenk.
Vuçiqi pranoi një kartolinë të Vitit të ri dhe Krishtlindjeve nga presidenti rus, Vladimir Putin, të cilës tha se iu përgjigj me urime për mirëqenie të qytetarëve të Rusisë.
“Gjithashtu, e njoftova ambasadorin në mënyrë më të detajuar për situatën në Kosovë”, shkroi Vuçiqi.
Ai tutje tha se ia ritheksoi ambasadorit rus nevojën për një zgjidhje përfundimtare të siç i quajti “ sfidave të kahershme”.
“ E ritheksova se Serbia vazhdon të luftojë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu theksova nevojën për një zgjidhje përfundimtare të këtyre sfidave të kahershme”, tha ai.