Vuçiqi thotë se sanksionet amerikane ndaj naftës serbo-ruse janë shtyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vuçiqi thotë se sanksionet amerikane ndaj naftës serbo-ruse janë shtyrë

    Insajderi
    27 February 2025 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse, janë shtyrë për 30 ditë.

    “Ne kemi pranuar [një shtyrje] për 30 ditë për Industrinë e Naftës të Serbisë. Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë”, shkroi Vuçiqi në Instagram, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Në letrën e Departamentit Amerikan të Thesarit, që Vuçiqi e publikoi, thuhet se sanksionet kundër NIS-it janë shtyrë deri më 28 mars.

    Më 10 janar, ShBA-ja e vendosi NIS-in nën sanksione për shkak të aksioneve të kompanisë ruse të naftës, Gazprom Neft, në mënyrë që të parandalojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.

    NIS është e vetmja kompani në Serbi që është e përfshirë në nxjerrjen, prodhimin dhe rafinimin e naftës, si dhe në prodhimin e gazit natyror.

    Më herët gjatë shkurtit, kompania dorëzoi kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Qeverisë amerikane për të shtyrë vendosjen e sanksioneve.

    Kërkesa për të shtyrë sanksionet për minimum 90 ditë, në mënyrë që të zgjidhet çështja e pronësisë, u mbështet nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Hungarisë.

    Që atëherë, struktura pronësore e NIS-it ka ndryshuar.

    Siç njoftoi Bursa e Beogradit më 26 shkurt, Gazprom Neft ka transferuar të paktën 5 për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, një kompani ruse që nuk është subjekt i sanksioneve perëndimore.

    Dokumentet e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit tregojnë se Gazprom Neft ka zvogëluar përqindjen e aksioneve në NIS nga 50 në rreth 44.85 për qind.

    Në të njëjtën kohë, Gazpromi ka rritur përqindjen e aksioneve në NIS nga 6.15 në 11.30 për qind.

    Sa i përket pjesës tjetër të aksioneve, 29.87 për qind janë në pronësi të shtetit të Serbisë dhe pjesa tjetër janë në pronësi të qytetarëve, punëtorëve aktualë dhe ish-punonjësve dhe hisedarëve të tjerë më të vegjël. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark