Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, ku edhe komentoi fotografitë e publikuar të Behgjet Pacollit me Milan Radoiçiq në vitin 2017.
Aleksander Vuçiq ka komentuar fotografinë që u publikua dje e ku shihet ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Milan Radoiçiq, ky i fundit si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në arrati që nga vrasje e tij në 2018.
“Nuk më intereson fotografia e Radoiçiq dhe Rakiq me Pacollin në jaht, nuk më intereson që u takuan. Të gjithë janë takuar me Pacollin”, është shprehur Vuçiq.
Insajderi ka siguruar një fotografi ekskluzive nga një takim i kreut të Aleancës Kosova e Re, dhe Zëvendëskryeministrit në detyre, Behgjet Pacollit me kriminelin e rrezikshëm të pjesës veriore të Kosovës, Millan Radojqiç.
Milan Radojçiq është i përfshirë në shumë vepra kriminale dhe trafiqe të paligjshme, por ka lidhje të fuqishme me politikanët e Kosovës. Ai është i lidhur edhe me multimilionerin e politikës kosovare, Behgjet Pacollin.
Në këtë fotografi, derisa Pacolli është i ulur në tavolinë me figurën e njohur të botës së krimit në Veri. Në shoqëri të tyre janë edhe një burrë dhe një grua e paidentifikuar.
Pacolli në të kaluarën nuk e ka mohuar që mund ta ketë takuar Radojçiqin, por në prononcime publike ishte arsyetuar se ai takon shumë njerëz.
Millan Radojçiq nga Prokuroria Speciale në Kosovë dyshohet si i përfshirë në vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Ivanoviç u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës më 11 janarit të vitit 2018 derisa urdhër arresti për Radojçiqin ishte lëshuar shtatë ditë më vonë. Nga ajo kohë ai ndodhet në arrati.
Takimi me kriminelin që shtyu Pacollin që ta tradhtojë LDK-në dhe të futet në qeverinë e PAN-it
Vuçiqi ndër tjera ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit po tentohet të dobësohet pozicioni i serbëve në Kosovë.
“Kjo është një çështje e së ardhmes sonë dhe mbijetesës sonë. Ata duan të dobësojnë pozicionin e Serbisë në bisedime me shqiptarët. Kjo është arsyeja pse unë i nxis njerëzit të dalin më 6 tetor dhe të tregojnë angazhimin për mbijetesë në vatrën e tyre. Njerëzit në Kosovë e dinë që ne po investojmë më shumë para se kurrë, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kjo është një çështje rëndësishme për mua dhe për kandidatët, por më tepër për mbijetesën e serbëve dhe Serbisë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq.
https://insajderi.org/hulumtime/ekskluzive-audio-incizimet-qe-e-perfshijne-selim-pacollin-ne-aferat-e-rrahim-hashimit/