Në mesin e të sanksionuarve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së janë edhe dy anëtarë të kabinetit të ri qeveritar në Serbi, Aleksander Vulin dhe Nenad Popoviq. Për emërimin e tyre në pozita brenda ekzekutivit zhgënjimin e ka shprehur edhe DASH.
Pas deklaratës së këtij institucioni ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai ka thënë se “Qeveria e Serbisë zgjidhet nga qytetarët serbë”, duke shtuar se edhe presidenti i Republika Sërpskës, Milorad Dodik është nën sanksione amerikane, por që ai vazhdimit rri me të, raporton Nova.
“Epo edhe Dodik është i sanksionuar por që është pranë meje. Kështu që le të pimë. Ne pimë bashkë një herë në javë, ai mban një gotë raki, unë një gotë vere dhe çfarë?”, është shprehur Vuçiq.
“Nuk është lajm i mirë për ne [shprehja e zhgënjimit], por të shpresojmë që të kemi marrëdhënie të mira me partnerët amerikanë. Nuk jam i lumtur me reagimin e tyre, pro qeveria zgjidhet nga qytetarët, kështu që ç’nënkupton ajo”.
“Kur ata vendosin sanksionet ndaj dikujt, ne duhet ta ulim kokën dhe të themi: Po, faleminderit që na njoftuat se kush nuk vlen. Epo edhe Dodik është zgjedhur nga njerëzit dhe unë do të kem respekt për ta, sikurse kam respekt për ata që janë zgjedhur këtu”.