Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, Zllatko Vujoviq, ka paralajmëruar se partitë politike pro-serbe që kanë hyrë së fundmi në qeverinë e Malit të Zi mund të përpiqen të tërheqin njohjen e Kosovës nëse mbeten në pushtet për një kohë të gjatë.
Në një intervistë, Vujoviq theksoi se përfaqësuesit e këtyre partive mund të përpiqen të ulin nivelin e marrëdhënieve me Kosovën dhe t’i rikthejnë ato në minimum kudo që të jetë e mundur.
Sipas Vujoviqit, edhe pse është e vështirë të tërhiqet njohja e Kosovës për shkak të presionit perëndimor, kjo mund të ndodhë në të ardhmen nëse situata e integrimeve evropiane të Malit të Zi përkeqësohet.