Ministri për Punë, Punësim dhe Çështje Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka ritheksuar se ideja e Shqipërisë së Madhe do të shkaktojë luftë.
Ai ka thënë se “Brukseli duhet ta dijë, kjo ide do të shkaktojë luftë të madhe”, shkruan B92.
Ditë më parë, Vulin kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me deklaratat e tij dëshiron ta nënçmojë BE-në dhe tha se “është i gatshëm që të shkaktojë luftë dhe konflikte në Ballkan”.
Po ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ditë më parë kishte thënë se deklarata e kryeministrit Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën është e rrezikshme.
Lexo edhe:
Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt