Vulin: Derisa ky person është i lirë, ekziston rreziku i vrasjes së Vuçiqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin: Derisa ky person është i lirë, ekziston rreziku i vrasjes së Vuçiqit

    Insajderi
    23 July 2022 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i MPB-së së Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se sipas tij, rreziku i vrasjes së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ekziston akoma , shkruan Danas.

     Vulin ka thënë se përderisa Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasje e Vuçiqit është e mundur.

    “Përderisa (Radoje) Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiqit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, ka thënë Vulin për Happy TV.

    Ai tutje ka folur edhe për klanin e Veljko Belikvukut duke thënë se është vërtetuar aktakuza për shtatë vrasje.

    “Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”, ka shtuar tutje Vulin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark