Ministri serb i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksander Vulin, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë ndaj siç ka thënë ai, kërcënimeve të deputetit Daut Haradinaj për luftë.
Vulini thotë se është i papranueshëm kërcënimi i Haradinajt i cili tha të premten se në rast se Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, “munden me na futë në luftë”.
“Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë Haradinaj.
Vulin ka deklaruar se serbët nuk mund të jetë peng i askujt, e as i vëllezërve Haradinaj. Sipas tij, atë cfarë e ka thënë Daut Haradinaj e mendojnë edhe përfaqësues të tjerë të Kosovës.