Vulin: Nuk ka vendimmarrje në Kosovë pa pajtimin e qeverisë së Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Vulin: Nuk ka vendimmarrje në Kosovë pa pajtimin e qeverisë së Serbisë

    Insajderi
    10 October 2019 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Pa serbë askush në Ballkan nuk mund të bëjë asgjë. Lista Serbe është pjesë e vullnetit politik të serbëve kudo që ata jetojnë. Sikur serbët të kishin dëgjuar dikë tjetër e jo presidentin tonë Vuçiq, sot do ta kishin pasur dikë tjetër i cili do të pajtohej me çdo vendim kundër Beogradit dhe Serbisë”.

    Vulin pretendon se tregimi mbi Marrëveshjen e Brukselit e ka thyer legjendën se “shiptarët” (siç i quan ai shqiptarët në mënyrë fyese), kanë Besë, kur ata e japin fjalën nuk tërhiqen më prej saj”.

    “Ata e kanë dhënë Besën në Bruksel se do ta respektojnë Marrëveshjen e Brukselit, do ta krijojnë AKS, dhe më pas Thaçi doli dhe tha: “Unë për të gjitha këto kam gënjyer dhe kurrë nuk do ta zbatojë AKS-në”. Besën e tillë e kemi dëgjuar shumë herë nga liderët “shiptarë” dhe çdo herë doli sa ata kanë gënjyer. Shpresoj se bashkësia ndërkombëtare më në fund do ta kuptojë këtë dhe do të sillet në harmoni me këtë”, ka deklaruar ministri serb Aleksandar Vulin./Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark