“Bota Serbe” është krijuar në mënyrë që “të mos përsëritet gjenocidi në Jasenovc” dhe “Shqipëria e Madhe” të mos kalojë pa rezistencë, ashtu që kur serbët në Republikën Serbe të detyrohen nën kërcënimin e burgut të pranojnë se janë një popull gjenocid, që ka dikush që t’i bashkojë dhe t’i inkurajojë që të jenë të bashkuar”, është edhe një nga margaritarët e ministrit shovenist të punëve të brendshme të Serbisë, dhe poltronit të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, Aleksandar Vullin.
Në këtë mënyrë, ai ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit kroat të punëve të jashtme dhe Evropës, Gordan Grëliq Radman, i cili, duke folur për “Botën Serbe”, ka thënë se politika të tilla okupuese u mposhtën dhe se do të donte të dijë se çfarë duhet të jetë në të vërtetë “Bota Serbe”. “Bota Serbe” është një përgjigje politikisht “paqësore” ndaj përpjekjes për të na grabitur Kosovën dhe Metohinë, për të përmbysur Republikën Serbe, për kthimin e lëvizjes ustashe në politikën zyrtare të Kroacisë, në përpjekjet për ta marrë kishën nga serbët dhe t’i shpallin serbët jashtë Serbisë agresorë dhe pushtues dhe gjurmët e ekzistencës së tyre të zhduken. Serbët janë bërë popull unik politik dhe askush nuk mund t’i ndalojë ata të bëhen kështu”, ka pretenduar shovenisti i dëshmuar serb, Vullin./Insajderi.org.