Vullin fyen ambasadorin gjerman duke shfrytëzuar rastin për t’i fyer edhe shqiptarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vullin fyen ambasadorin gjerman duke shfrytëzuar rastin për t’i fyer edhe shqiptarët

    Insajderi
    08 April 2021 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i brendshëm i Serbisë dhe  kryetari i Lëvizjes Socialiste të Serbisë, Aleksandar Vullin, ka thënë se një deklaratë e tillë e Thomas Schieb “nuk i ka hije një ambasadori gjerman” dhe pretendoi se “bombardimi i Serbisë ishte një krim në vitin 1941 si dhe në vitin 1999”.

    Vullin tha se “më 6 prill, ditën kur Gjermania vrau mijëra beogradas në Luftën e Dytë Botërore, Schieb do të duhej të vizitonte varrezat dhe të vendoste kurora, e jo të arsyetojë bombardimin e Serbisë të prillit të vitit 1999”.

    “Një arrogancë e tillë i takon një komandantit gjerman të okupimit të Serbisë, por jo ambasadorit gjerman në Serbi”, ka shprehur Vullin edhe një herë mentalitetin e tij të kohës së Millosheviqit.

    Vullin ka pretenduar se “copëtimi i Serbisë në vitin 1941 ishte një krim si edhe copëtimi i Serbisë në vitin 1999 dhe se në vitin 1999 RF e Jugosllavisë u sulmua për shkak të refuzimit të nënshkrimit në Rambuje të zhdukjes së saj” dhe për qëndrimin e saj ndaj, “pakicës shiptare”, siç ka ai zakon të përdorë fjalën fyese për shqiptarët./Insajderi.org.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark