×
  • Lajme
  • Lajme

    Vullin: Kërkoj nga Vuçiqi që të sakrifikohet edhe një herë dhe ta pengojë njohjen e Kosovës

    Insajderi
    29 April 2021 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i brendshëm serb, Aleksandar Vullin, i kërkoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të “sakrifikojë edhe një herë veten dhe të refuzojë çdo bisedë në lidhje me “non-paper” dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës” dhe “menjëherë të shpallë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që kombi mund të thotë çfarë mendon për njohjen e Kosovës, por gjithashtu të mundësojë  të gjithë partive të dalin para Serbisë dhe të tregojnë se në anën e kujt janë”.

    “Unë e lus presidentin Vuçiq të refuzojë të flasë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe t’i tregojë fuqive të mëdha që shkruajtën “non-paper-in” se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk mund të gjendet pa një zgjidhje për Republikën Serbe dhe çështjen kombëtare të serbëve si tërësi”, ka deklaruar Vullin në një deklaratë me shkrim.

    Ai ka pretenduar se është “plotësisht i vetëdijshëm se, nëse presidenti Vuçiq refuzon iniciativën e fuqive të mëdha, mund të jetë shumë lehtë lufta e tij e fundit”.

    “Nëse fuqitë e mëdha duan një marrëveshje përfundimtare, atëherë le të propozojnë edhe një zgjidhje përfundimtare të çështjes kombëtare serbe si tërësi, e jo për vetëm një pjesë të botës serbe”. Kërkoj nga Vuçiqi që edhe një herë me sakrificën e tij, të parandalojë njohjen e Kosovës. Vetëm ai mund ta bëjë këtë dhe vetëm ai guxon ta bëjë këtë”, ka thënë Vullin./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark