Me rastin e deklaratës së ministrit të jashtëm kroat Gërliq-Radman, në të cilën u bëri thirrje anëtarëve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, ministri i brendshëm serb, Alleksandar Vullin ka thënë se “atë mund ta kuptojë vetëm mjekësia”.
“Si është e mundur që në të njëjtën fjali të kërkohet njohja e Kosovës dhe të kundërshtohet ndryshimi i kufijve në Ballkan? Vetëm mjekësia mund të përgjigjet, por nuk ka asnjë shkencë që mund të përgjigjet pse e ashtuquajtura Kosovë mund të bëhet shtet ndërsa Republika Serbe duhet të mbeten etnitet”, ka thënë Vullin duke përdorur fjalorin e tij të njohur fyes.
Ministri i brendshëm i Serbisë pyet se “si mund të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit copëtimi i Serbisë”.
“Dhe si do të bëhet Ballkani i qëndrueshëm nëse Serbia ndahet? Shpresoj që Gërliq-Radman të mos ankohet përsëri se po e sulmoj kur t’i përgjigjem”, ka thënë Vullin në një deklaratë të përcjellë për media./Insajderi.org.