Vullin përsëri kërcënon: Mos kini aspirata për territorin tonë të quajtur Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vullin përsëri kërcënon: Mos kini aspirata për territorin tonë të quajtur Kosovë

    Insajderi
    06 September 2021 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkitazi me reagimet në rajon për ngjarjet në Mal të Zi, përfshirë shkrimin e gazetës kroate “Jutarnji List”, e cila thotë se nëse bie Mali i Zi, dihet se kush është në radhë, ministri brendshëm serb, Aleksandar Vullin ka thënë se “kjo do të thotë se, në kundërshtim me atë që menduam, “lufta civile” në ish -RSFJ nuk paska përfunduar ende”.

    “Serbia nuk ka aspirata për një centimetër të vetëm të territorit të askujt jashtë kufijve të saj, por se nuk duhet të ketë aspirata as për “13 për qind të territorit tonë të quajtur Kosovë dhe Metohi”, ka deklaruar shovenisti serb Vullin. “Mos kini ide të tilla për të copëtuar Serbinë, në mënyrë që të ruani paqen dhe sigurinë në Ballkan. Pra, Ballkani është i sigurt, paqësor dhe i qëndrueshëm vetëm kur Serbia nuk mendon për serbët dhe kur ju mund t’u bëni serbëve atë që dëshironi “, vazhdon me provokime luftënxitëse dora e djathtë e Vuçiqit, Aleksandar Vullin./Insajderi.org.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark