Vuçiq: Tito ishte njeri i zgjuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Tito ishte njeri i zgjuar

    Insajderi
    06 April 2017 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri dhe presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka evokuar për ekonomi dhe sindikata të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për shkak të ngritjes ekonomike të këtyre vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

    Në një intervistë për portalin amerikan “Politico”, Vuqic ka thënë se nëse të tjerët pajtohen me planin e tij, atëherë do të bëhet një treg prej 20 milionë njërëzve gjë që është shumë e rëndësishme sepse ata mund të tërheqin shumë investitorë, përcjell gazetametro.net

    Kur u pyet se nëse ai dëshiron të krijojë Jugosllavinë e re, Vuqic ka thënë se ky projekt do të ishte në fakt një “ish-Jugosllavi plus me Shqipërinë”.

    “Kjo është një ide politike duke mos komprometuar sovranitetin e këtyre vendeve. Thjesht, do të rrisë ekonominë tonë. Ne kemi nevojë për një normë të rritjes prej 4-5% në vit e jo 3%. Kjo nuk është e mjaftueshme” tha Vuqic ndër tjerash.

    Vuqic gjithashtu ka komentuar ish-presidentin e Jugosllavisë, Josip Broz Titon duke thënë se ai është njeri

    “Ai ishte një diktator komunist, por një njeri shumë i zgjuar. Ai e dinte se si të lidhte njerëzit mes vete,  kjo është një gjë që kemi nevojë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark