Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri të dyshuar për grabitjen e një gruaje. Bëhet fjalë për grabitjen e një zinxhiri, të cilët njëri nga të dyshuarit ka arritur ta këputa nga qafa e viktimës.
Zinxhirin e vjedhur ata e kanë shitur në njërin prej dyqaneve të argjendarisë.
Personat e arrestuar janë E. E (19 vjeçar) dhe K.ZH (17).
Hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë zinxhirin i cili i është kthyer viktimës, po ashtu shuma e të hollave prej 150 eurosh, të cilat të dyshuarit i kishin marrë nga shitja, ku të njëjtat i janë kthyer pronarit të argjendarisë, njofton policia.
Tek personat e dyshuar Policia ka gjetur edhe sasi të substancave të dyshuara narkotike.
Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese, me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Insajderi.com