Policia ka arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me lopatë dy persona të tjerë.
Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
Njoftohet se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.