VV: Aktakuza ndaj aktivistëve e montuar politikisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Aktakuza ndaj aktivistëve e montuar politikisht

    Insajderi
    30 December 2016 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj duke folur rreth aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur  atë të montuar dhe politike.

    Molliqaj përmes një konference për media ka thënë se prokurori Abdurrahim Islami është duke punuar jashtëligjshëm, dhe sipas tij edhe pas 4 muaj hetime prokuroria s’ka mundur të jap dëshmi të nevojshme. Sipas tij se duhet të ngitet një aktakuzë së shpejti e ka thënë edhe vet ministrja Dhurata Hoxha.

    “Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e cila ka thënë se do të ndritët aktakuzë për aktivistët shumë shpejt. Ministrja e Drejtësisë nuk ka qasje në proceset gjyqësore sepse nuk ka të drejtë pasi që pushtetet janë të ndara. Faktin që ministrja e drejtësisë tregon që do të ngitet aktakuza tregon që krejt ky proces është i montuar”, ka thënë Molliqaj.

    Ndërsa sa i përket, dëshmive Molliqaj tha se Prokuroria ka dështuar të sigurojë prova për akuzimin ndaj aktivistëve siç është raporti i Forenzikës, ndërsa sa i përket ADN-së dhe ngjyrës së zërit asnjë nuk i ka futur në aktakuzë.

    Aktakuza për terrorizëm për katër aktivistët e Vetëvendosjes Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit është ngritur dje nga Prokuroria.

    Ndërsa Petrit Ademi është liruar nga akuzat për shkak të provave ndërsa hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Deharin i cili ka vdekur më 5 nëntor në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizreni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark