VV: Aktivisti u sulmua nga njerëz me të kaluar kriminale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Aktivisti u sulmua nga njerëz me të kaluar kriminale

    Insajderi
    23 March 2017 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Sekretarit Organizativ i saj, Dardan Molliqaj kanë thënë se sulmi ndaj aktivistit të saj, Agron Kabashi është sulm me qëllime politike.

    “Ky sulm ka qenë i orientuar ndaj Dardanit e po ashtu edhe ndaj VV, ky sulm ka qëllime politike të frikësimit për ta ndal zhvillimin tonë ky është një sulm bizar”, ka thënë Visar Ymeri, raporton Insajderi.

    Ndërsa, Dardan Molliqaj ka thënë se “kërcënimi i djeshëm ka qenë gjithçka e planifikuar plani ka dështuar për të na sulmuar të dyve dhe këtë e kanë bërë vetëm ndaj Agron Kabashit”, ka thënë ai.

    Sipas Ymerit “ky sulm vjen nga shteti i kriminalizuar me njerëz të cilët kanë të kaluar kriminale siç janë Kadri Veseli, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, raporton Insajderi.

    Ndër tjerash ai ka thënë se “kjo është një dhunë kriminale e shtetit tonë ku qeveria jonë përmes dhunës mundohet ta mbajë pushtetin e saj”.

    Ai ka thënë se Kosova nuk është republikë derisa ajo të duar të kriminelëve.

    “Kosova nuk është republikë derisa të jetë në duar të kriminelëve ajo është republikë vetëm kur është në dorë të popullit”, ka thënë Ymeri.

    Ndërsa Dardan Molliqaj ka thënë se nëse ne kemi një polici serioze kjo punë do të zgjidhej deri sot në ora 6 dhe këtë sulm policia mund ta vërtetojë brenda orëve, është shprehuar ai.

    Gjatë natës së mbrëmshme rreth orës, 23:00 është sulmuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi, i cili është goditur me shufra metalike dhe ka pësuar lëndime trupore. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark