VV: Arrestimet e aktivistëve, përndjekje e kundërshtarëve politikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Arrestimet e aktivistëve, përndjekje e kundërshtarëve politikë

    Insajderi
    30 August 2016 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për shtyp kanë mohuar mundësinë që gjashtë aktivistët e saj të arrestuar sot nga Policia e Kosovës të kenë lidhje me sulmin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës.

    Lideri i kësaj partie Visar Ymeri tha se arrestime janë “akt klasik i përndjekjes ndaj kundërshtarëve politikë”.

    “Policia sot e vazhdoi atë aksion që e kishte filluar dje Radio Televizioni i Kosovës ose tash e ca ditë për demantimin e rasteve të sulmit të fundit ndaj aktivistëve të LVV. Këto metoda, këtë lidhje polici, media pushtet nuk është se po e shohim për herë të parë, është saktësisht e njëjta metodë që dikur përdorte UDBA, e që e ka përdorë SHIK-u tash e sa kohë”, tha Ymeri.

    Kurse Dardan Molliqaj sekretari i VV-së, tha se ngjarjet e fundit në Kosovë po tregojnë “një shtet totalitar”.

    “Policia është e diskredituar komplet dhe në këtë panik është dashur patjetër ta sajojë një fajtor. Shpend Maxhuni është vegla kryesore e persekutimit të opozitës”, tha Molliqaj.

    Molliqaj tha se armët e konfiskuara nga policia gjatë aksionit të bastisjeve nuk lidhen me sulmin në Kuvend.

    “Asnjëra prej armëve nuk ka të bëjë asgjë me sulmet që kanë ndodhë, nga raportet ndërkombëtare që janë në Kosovë si shkak i luftës së fundit ekspozimi i tyre është bërë për shkak se 1 shtatori po afrohet dhe po bëhen përpjekse për të na ndalë”, tha Molliqaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark