VV i bashkohet protestës së qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV i bashkohet protestës së qytetarëve

    Insajderi
    04 August 2016 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje konfirmon pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga grupi i qytetarëve, kundër siç kanë thënë, korrupsionit e ndikimit të klaneve nëpër institucione, pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Gazeta Insajderi.

    Ky subjekt politik  përmes Facebook, duke u bënë thirrje aktivistëve të tyre që të marrin pjesë në këtë protestë.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! fton aktivistët e saj dhe të gjithë qytetarët e Republikës që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, që do të mbahet nesër (e premte) në orën 18:00 në Prishtinë!”, njofton VV.

    Protestuesit e mbledhur pritet të marshojnë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. Organizatorët e protestës kanë krijuar një ‘lajmërimin” në rrjetin social Facebook, ku ftohen qytetarët për protestë.

    “Pas skandaleve të fundit të përgjimeve ku po shihet hapur ndikimi illegal i politikanëve të korruptuar në të gjitha institucionet pa dallim, qytetarët e Kosovës protestojnë nën parullën: #protestoj,” sqarohet në atë faqe. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark