VV: Biden shkon pasojat e demarkacionit mbesin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Biden shkon pasojat e demarkacionit mbesin

    Insajderi
    17 August 2016 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frashër Krasniqi sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për deklaratat e nënpresidentit amerikan Joe Biden për marrëveshjen e Demarkacionit dhe Asociacionit, tha se ai që dëshiron që këto marrëveshje të kalojnë sa më parë është Thaçi, e jo Amerika.

    “Edhe deklarata e Biden, nuk e minimizon faktin se këto dy procese janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve. Ne mendojmë që Amerika e ndjek rrymën institucionale, Biden vjen, rri dy ditë, por pasojat mbetën këtu”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

    Krasniqi gjithashtu foli edhe për kërkesën e Biden për luftën kundër korrupsioni, duke thënë se “ është interesante se njëri nga njerëzit që është person kyç i krimit, është Thaçi me të cilin ishte në takim”.

    “Është e padrejtë të kërkohet lufta ndaj korrupsionit prej njerëzve që e kanë krijuar dhe e mirëmbajnë korrupsionin. Nuk mund të luftohet me Thaçin e Veselin që qëndrojnë në kokën e krimit dhe kjo po dëshmohet edhe përmes skandaleve të fundit”, tha ai.

    Krasniqi ka thënë se nuk u ka ngelur hatri pse Biden nuk u takua me opozitarët, pasi që ata e dinë se takime të tilla zhvillohen me përfaqësuesit e institucioneve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark