Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës pritej të diskutohej rreth video-incizimeve që janë publikuar nga bisedat mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Millan Radojiçiq.
Por një diskutimi nuk pritet të ndodhë, të paktën jo me deputetë e pushtetit, shkruan Insajderi.
Kjo për shkak se ata kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK).
Në Kuvendin e Kosovës të pranishëm janë parë vetëm deputetët e PDK-së dhe LDK-së, si edhe dy deputetët e pavarur, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.