Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, i cili hodhi gaz lotsjellës gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Partia më e madhe opozitare thotë se nuk ka dhunë e polici që do të mund t’ia bëj të pranueshme popullit të Kosovës faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të tij
“Demarkacioni nuk do të kalojë edhe nëse mbushen burgjet me qytetarë e aktivistë opozitarë. Sa më herët që e kuptojnë këtë drejtuesit kriminalë të shtetit tonë, aq më pak pasoja do të vuaj Kosova”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Sipas tyre, arrestimi i Konjufcës tregon se drejtësia në Kosovë po vdes përfundimisht.
“Në një situatë ku krimet e pushtetarëve po faktohen për çdo ditë me incizime, prokuroria dhe policia – që asnjë veprim nuk e morën ndaj kriminelëve – po veprojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme për të arrestuar kundërshtarët e këtij krimi”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.
Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës gjatë mbledhjes së kryesisë ku pritej që të vendosej data e mbajtjes së një seancë të Kuvendit ku do të votohet për marrëveshjen e demarkacionit./Insajderi.com