Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka shkarkuar 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale. Kjo u bë me plan të LVV-së dhe AAK-së, dy partive opozitare në kryeqytet, të cilat e kishin thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për këtë çështje.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit ku 25 vota ishin pro shkarkimit, nuk morën pjesë asamblistët e LDK-së e PDK-së.
Mbledhjen e Kuvendit Komunal e kishin thirrur LVV-ja dhe AAK-ja, ndërsa këto zhvillime mund të rrezikojnë prishjen e koalicionit qeverisës në kryeqytet.
Arianit Beqiri, asistenti i kryeministrit Albin Kurti, erdhi në pozitën e aksionarit të Ndërmarrjes Publike Banesore.
“Termokos” – Sami Borovci dhe Gëzim Mehmeti
“Ndërmarrja Publike Banesore” – Arianit Beqiri dhe Besart Krasniqi
“Pastrimi”- Feim Osmani dhe Petrit Reçica
“Hortikultura” – Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj
“Trafiku Urban” – Gëzim Sveçla dhe Triera Kasumi-Berisha
“Sport Marketing” – Endrit Zabërgja dhe Bali Gashi
“Stacioni i Autobusëve” – Mirsad Vitija dhe Besnik Mujeci
“Prishtina Parking” – Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri
“Kuzhina Qendrore” Arbnora Berisha dhe Teuta Kadiu-Gjinolli
“Pallati i Rinisë” Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi