VV dhe NISMA heshtin ndaj vendimit të AAK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV dhe NISMA heshtin ndaj vendimit të AAK-së

    Insajderi
    07 February 2016 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj që të shkoj në takim me presidenten e Kosovës, duke injoruar vendimin e prerë të dy partive të tjera opozitare NISMA dhe VV, ka lënë pa koment dy partitë refuzuese.

    Insajderi ka kontaktuar me  Jakup Krasniqin nga NISMA dhe Frashër Krasniqin nga VV-ja.

    Krasniqi nga NISMA nuk ka dashur të komentoj vendimin e Haradinajt.

    “Nuk kam qenë shumë i përfshirë në këtë çështjen e bisedimeve andaj edhe nuk mund të them asgjë, për momentin”, ka thënë Krasniqi nga NISMA.

    Koment për këtë vendim të Haradinajt nuk ka dhënë as zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi.

    “Nuk kemi ende qëndrim zyrtar për këtë vendim”, ka thënë Krasniqi.

    Përndryshe, nesër e hënë në Presidencën e Kosovës në orën 9:00, Atifete Jahjaga pret në takim liderët e pozitës dhe tashmë nga opozita, liderin e AAK-së Ramush Haradinaj. Aty do të jetë pjesmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovë.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark