VV e largoi Pllshnikun që e ballafaqoi Pacolli, deputetja Deliu: Pushteti ka humbur kontaktin me realitetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e largoi Pllshnikun që e ballafaqoi Pacolli, deputetja Deliu: Pushteti ka humbur kontaktin me realitetin

    Insajderi
    31 July 2025 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Pllashniku, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe punonjës i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, është larguar nga puna pak ditë pasi ballafaqoi publikisht deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, lidhur me ndarjen e mjeteve për familjarë.

    Largimi i tij ka nxitur reagime.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka quajtur këtë një akt të turpshëm hakmarrjeje ndaj një qytetari që guxoi të shprehë të vërtetën.

    “Aq larg ka shkuar ky pushtet në ikje, sa që po ndëshkon edhe ata që dhanë jetën për këtë vend, vetëm pse guxojnë të thonë të vërtetën. Largimi nga puna i veteranit të UÇK-së, Agim Pllashniku, është dëshmi e një pushteti që ka humbur kontaktin me realitetin dhe me dinjitetin,” ka deklaruar Deliu.

    Ajo shtoi se kur luftëtarët e lirisë ndëshkohen, ndërsa të korruptuarit mbrohen, drejtësia bie dhe vlerat kombëtare nëpërkëmben.

    “Sot jemi me Agimin. Me çdo qytetar që padrejtësisht shtypet, për të mbrojtur interesat e një pushteti të korruptuar në rënkimet e fundit. Kosova meriton më shumë. Kosova meriton më mirë,” shkroi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark