Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të partive politike. Lëvizja Vetëvendosje është para me më shumti të hyra nga të gjitha partitë parlamentare në vend.
Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Kurti ka mbi 2 milionë euro 105 mijë euro të hyra vjetore. Teksa edhe shpenzimet i ka të larta, plotë 2 milionë e 319 euro.
E dyta pastaj rreshtohet, partia e Memli Krasniqit, PDK e cila ka mbi 823 mijë euro të hyra gjatë vitit 2021 teksa shpenzime i ka edhe më të larta. 872 mijë e 605 euro.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbi 583 mijë euro të hyra vjetore në vitin 2021.
Shpenzimet kapin shifrat edhe më të larta, prekin milionin.
LDK e Lumir Abdixhikut ka shpenzime mbi 1 milion e 178 mijë euro, duke pasur deficit të lartë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, ka të hyra mbi 294 mijë euro, ndërkaq shpenzimet i ka më të larta, mbi 477 mijë euro në vit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime.