VV: Ekspertëve të familjes nuk po u lejohet qasje në provat e Prokurorisë për Deharin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Ekspertëve të familjes nuk po u lejohet qasje në provat e Prokurorisë për Deharin

    Insajderi
    18 November 2016 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka deklaruar përmes një konferencë për media, se ekspertët e angazhuar nga familja nuk po lejohen të kenë qasje në të gjitha provat për të dhënë mendimin përfundimtar rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren

    Ai ka thënë se provat po u ndalon Prokurori i Shtetit.

    “Ekspertët tanë të pavarur duhet të marrin provat dhe të punojnë në hulumtimin e rastit. Prokurori i shtetit nuk ia mudëson t’i kenë të gjitha materialet, të gjitha provat për të dhënë një mendim përfundimtar për arsyet që kanë çuar deri në vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit”, tha Gashi.

    Ndëresa deputetja Albulena Haxhiu tha se prokurori i rastit  Metush Biraj, nuk është kredibil për të sjellë drejtësi pasi që thotë se ai ka vepra penale.

    “Prokurori i rastit të Astrit Deharit është një njeri i dyshuar për vepër penale të konfliktit të interesit sipas nenit 424 të Kodit Penal dhe hetimet për këtë, sipas AKK mund të hapen në çdo kohë. Metush Biraj, si ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, kishte rekomanduar që për ish – gjyqtarin Elez Hoxha i dyshuar për korrupsion, të ulej dënimi”.

    “Poashtu, emri i Metush Birajt është nëpër dosje të komisionit Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe atij edhe i është shqiptuar masa e parafundit disiplinore. Pas kësaj mase është vetëm suspendimi”, ka deklaruar Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark