VV hap fushatën përpara kohe, Cakolli paralajmëron mungesë kontrolli ligjor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV hap fushatën përpara kohe, Cakolli paralajmëron mungesë kontrolli ligjor

    Insajderi
    12 September 2025 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Periudha e parafushatës në Kosovë, sipas Eugen Cakollit nga KDI, nuk është e rregulluar ligjërisht.

    Cakolli ka thënë se për herë të parë, një tubim politik po mbahet para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Kosovë.

    Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një tubim hapës përpara fillimit të fushatës më 13 shtator, një praktikë që nuk ka precedent deri më tani.

    Postimi i plotë:

    Nuk ka qenë praktikë deri më tani që tubimet hapëse të mbahen para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Këtë vit, një tubim i tillë po u zhvilluaka nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Më shumë sesa për ndonjë risi organizative, kjo lidhet me faktin se periudha e parafushatës është e parregulluar ligjërisht – si në aspektin e gjuhës së përdorur, ashtu edhe të shpenzimeve apo të kufizimeve të tjera.

    Fushata zyrtare nis nesër, më 13 shtator, dhe deri atëherë çdo aktivitet politik zhvillohet jashtë çdo përgjegjësie ligjore.

    Kjo do të thotë se, për çfarëdo që ndodh në aktivitetet e parafushatës, as KQZ-ja e as PZAP-ja nuk kanë kompetencë të mbikëqyrin, e rrjedhimisht as të shqiptojnë gjoba apo sanksione – madje as në rast të përdorimit të gjuhës nxitëse/së urrejtjes, apo të shpenzimeve të pakontrolluara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark