Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës për çështjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.
Kjo, pasi që deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që të mbyllej seanca plenare dhe të vazhdohej në atë të jashtëzakonshme.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u zotua se do të diskutohej lidhur me miratim-tekstin e rezolutës së propozuar nga AAK-ja.
“Veç derisa të dalin kryetar. A ka mundësi të dimë a po rrinë a s’po rrinë deputetët e Vetëvendosjes”, tha Tahiri.