VV-ja e quante marrëveshjen për targat të turpshme dhe të Prontos, sot Kurti po e zbaton të njëjtën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    VV-ja e quante marrëveshjen për targat të turpshme dhe të Prontos, sot Kurti po e zbaton të njëjtën

    Insajderi
    22 September 2021 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2016, partia e kryeministrit Albin Kurti kishte reaguar fuqishëm kundër marrëveshjes për targat e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Vetëvendosje e përkufizonte marrëveshjen për targat si të turpshme dhe të sjellur nga Qeveria “Pronto”.

    Qëndrimet e Vetëvendosjes ishin shprehur në konferencë për media nga Aida Dërguti, e cila atëherë ishte nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje kërkonte që bisedimet Kosovë-Serbi të çfarëdo niveli të ndalen dhe do të duhej ndryshuar qasja e Serbisë karshi Kosovës dhe kushti i parë po të qeveriste vendin VV-ja, do të ishte kërkim falja për të gjitha krimet e luftës.

    Konferenca ishte transmetuar drejtpëdrejtë nga Vetëvendosje.

    Pavarësisht se Vetëvendosje e Kurtit e quante marrëveshje të turpshme dhe të arritur nga Qeveria e “Prontos”, Albin Kurti ka filluar ta zbatojë të njëjtën marrëveshje.

    “Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës pas dërgimit të njësisë speciale në dy pikat kufitare veriore, Bërnjak dhe Jarinjë, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes.

    Pika e parë e marrëveshjes së Brukselit e datës 14 shtator 2016 specifikon se “palët janë pajtuar të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letër ngjitëse të bardha”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark