VV-ja injoron seancën e jashtëzakonshme për librat, thërret konferencë për media – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja injoron seancën e jashtëzakonshme për librat, thërret konferencë për media

    Insajderi
    04 September 2023 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media nga ora 13:00, ndonëse një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e teksteve shkollore është thirrur nga ora 12:00.

    Seanca e jashtëzakonshme aktualisht nuk ka nisur, pasi asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk është në sallë, ndërsa nga kabineti, prezente është vetëm ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Në sallë tashmë kanë mbërritur vetëm disa deputetë të opozitës, gjë që nuk ua mundëson kuorumin për të nisur seancën.

    Deputetët e Vetëvendosjes as përkundër thirrjes së kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, që të gjitha grupet parlamentare të marrin pjesë në seancë, nuk i janë përgjigjur ftesës së të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark